E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, 19-vjeçari vritet pas ndeshjes Dortmund- Real

Të tjera rreth shkrimit Shkodër, plagoset 50-vjeçari FUSHE- KRUJE - Një 19-vjeçar është vrarë mbrëmjen e djeshme para një lokali në fshatin Borizanë të Fushë Krujës.

Viktima Florian Kadiu është qëlluar disa herë me thikë.

Policia e Fushë-Krujës thotë se është identifikuar autori i vrasjes Durim Xaka autori 28 vjec nga Borizana, ai eshte shpallur ne kerkim po punohet per arrestimin e tij.

19-vjeçari nga fshati Borizanë ndërroi jetë nga plagët e mëdha. Ngjarja ndodhi mbrëmë pas ndeshjes Borusia Dortmund-Real Madrid dhe mendohet të ketë ndodhur për bastet e vendosura në pikën e llotos në të cilën ndodheshin.

(s.g/ad.ti/shqiptarja.com) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›