E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, plagosje me armë50-vjeçari në gjendje të rëndë

SHKODER - Një plagosje me armë zjarri ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen Perash të qytetit të Shkodrës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë, Gjergj Bungu 50 vjec. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, me inicialet M. Përroi 76 vjeç.

Ngjarja u shënua pranë bustit të Isa Boletinit, në lagjen Perash në Shkodër. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr edhe ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e këtij krimi.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›