E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristen Stewart tradhton sërish Robert Pattinson?

SHBA – Lidhja e fshehtë mes aktores Kristen Stewart dhe regjisorit Rupert Sanders bëri bujë në mediat rozë në të gjithë botën. Fansat u zhgënjyen nga tradhtia që protagonistja e sagës “Twilight” i bëri aktorit Robert Pattinson. Thashethemet u shuan, kur çifti la pas gjithçka ishte shkruar në media dhe vendosi të rindërtonte lidhjen e tyre.

Por kur nuk ka kaluar as një vit nga tradhtia e parë, Kristen duket se nuk ndahet dot nga regjisori i saj i dashur, me të cilin është fotografuar sërish në një makinë.

“Daily Mail” publikoi disa fotografi në të cilat aktorja hipën natën në një makinë, që drejtohej nga një person shumë i ngjashëm me regjisorin Sanders. 
Kualiteti i dobët imazheve nuk të lejon që të jesh totalisht i sigurt nëse bëhet fjalë për regjisorin Sanders apo jo, por ngjashmëria mes tyre është impresionuese. Përveç ngjashmërisë fizike, edhe makina përputhet me atë që ka në pronësi regjisori.

Ndërkohë nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga ana e zëdhënësit të aktores, i cili nuk i ka përgënjeshtruar aludimet e mediave.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›