Fushë Krujë, 4 të dënuar tentojnë të arratisen nga burgu
FUSHE KRUJE- Katër të burgosur, 3 prej të cilëve të dënuar me burgim të përjetshëm kanë tentuar të arratisen nga qelitë e burgut të sigurisë së lartë në qytetin e Fushë Krujës. Arratia është pikasur në momentin e fundit, nga Forcat e sigurisë të institucionit të cilët janë vënë në alarm dhe kanë arritur të parandalonin planin e të burgosurve.
Policia bën të ditur se ngjarja është shënuar rreth orës 04. 45 minuta, të mëngjesit të sotëm. Protagonistë të arratisjes, ishin Fran Marashi, Altin Kodra, Gëzim Gjuri dhe Prel Vuçaj. Arratisja e 4 të burgosurve u ndalua momentet e fundit.
"Pasi kanë dëmtuar murin e brendshëm të dhomës ku ata qëndronin, kanë prerë 3 hekura të dritares dhe kane dalë nga dhoma, poshtë dritares së tyre, ku janë vënë re nga polici i shërbimit i cili ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të policisë së burgjeve."- thuhet në deklaratën për shtyp të policisë. Ndërsa NEWS24 raportoi se të burgosurit kishin arritur ti prenin hekurat me prerëse me majë diamanti.
Në momentin kur tentuar të largohet janë pikasur nga gardianët të cilët kanë vënë alarmin, ndërsa të burgosurit janë neutralizuar menjëherë, pa arritur të përmbushnin qëllimin e tyre. Situata e alarmit ka mbizotëruar përgjatë gjithë natës në burg ku forca të shumta policie janë angazhuar për të vendosur normalitetin. Gjithçka është normalizuar vetëm mëngjesin e sotëm rreth orës 06. 30 minuta.
PROTAGONISTET
Të burgosurit që tentuan të arratisen janë 1. Altin Tahir Kodra, i dtl. 1975, lindur e banues në Shkodër, dënuar me 22 vjet heqje lirie për veprat penale të parashikuara nga nenet 76, 278/2, me siguri të lartë; Gëzim Gjergj Guri, i dtl. 1977, lindur e banues në Shkodër, dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale të parashikuara nga nenet 79, 140 të K. Penal, me siguri të lartë; Fran Pal Marashi, i dtl. 1978, lindur e banues ne Shkodër, dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale të parashikuara nga nenet 79/c, 11/2, 323, 333, 334 të K. Penal, me siguri të lartë; Prel Mark Vucaj, i dtl. 1972, lindur e banues ne Shkodër, dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale të parashikuara nga nenet 141, 278/2 të K. Penal, me siguri të lartë.
KUSH ESHTE MARASHI
Fran Marashi u ekstradua nga Italia më 22. 08. 2006. Ai akuzohet si një ndër pjesëtarët më aktivë të bandës së Urës Vajgurore ku në trazirat e 1997 mbetën të vrarë katër policë dhe u plagosën dy të tjerë. Sipas vendimit gjyqësor më datën 17.6.1997, në Urën Vajgurore, afër Beratit, vrau me armë zjarri punonjësit e policisë, Miltiadh Koci, Arjan Shemuni, Asllan Selami, Ilia Bano dhe plagosi rëndë punonjësit e policisë, Thimi Tanku e Ylli Dhamo; njëkohesisht u vra edhe shtetasi Ilir Bani.
(S. Gera/BalkanWeb)