Gasperini: Nuk iki, Morati dhe lojtarët janë me mua
ROME-Interi luan sot ndaj Novarës, ndeshjen e pestë zyrtare nën drejtimin e Xhan Piero Gasperinit, duke tentuar të marrë fitoren e parë sezonale. Zikaltërit janë mundur në Superkupë nga Interi, më pas në kampionat nga Palermo dhe në Champions nga Trabzonspor. Të shtunën, ata barazuan pa gola ndaj Romës në një ndeshje që edhe mund ta kishin humbur. Gjithsesi, është fakt se ndaj verdhekuqve skuadra e Gasperinit ka treguar një rritje në krahasim me sfidat e para. Aq sa, trajneri i Interit është parë më i lehtësuar në konferencën e djeshme për mediat. "Unë i luaj të gjitha ndeshjet si një finale, duke u përpjekur t'i fitoj, - tha ai. - Kriza gjithsesi më duket se ka mbaruar edhe pse kemi ende shumë për të rregulluar. Kjo ishte një verë pak jo tipike në krahasim me sezonet e shkuara, por është detyra e trajnerit të përshtatet me realitetin e ri. Skuadra është kompletuar në momentet e fundit dhe kjo nuk ka lejuar që të stërvitemi më mirë në gusht. Skuadra ka ndryshuar shumë dhe është duke marrë formë nga ndeshja në ndeshje. Çdo ndeshje është një verifikim, por jemi duke u rritur", shtoi Gasperini.
Morati
Trajneri i Interit ka qenë seriozisht në rrezik pas një nisjeje mjaft të keqe të sezonit, por duket se ai ka ende besimin e drejtuesve të klubit dhe të presidentit Masimo Morati. Ndoshta ndeshja e sotme ndaj Novarës do të jetë një test tjetër për të. "Gjëja më e mirë është gatishmëria e futbollistëve për të gjetur rrugë të tjera. Ata janë me mua në këtë betejë, - deklaroi trajneri i Interit. - Me Moratin flasim shpesh dhe ai më jep shumë besim dhe nxitje për të ecur përpara me idetë e mia. Fishkëllimat e publikut? Mua më duket se publiku na ka ndihmuar, na takon neve të bëjmë pak më shumë lojë dhe spektakël, sepse kështu edhe ata do të reagojnë për mirë". Në lidhje me pankartat kundër tij, në njërën prej të cilëve ai quhej si trajner që i bënin formacionin, Gasperini shprehet: "Do të jenë rezultatet ato që do të sjellin më shumë kompaktësi në të gjithë sektorët e Interit. Mua askush nuk më ka imponuar zgjedhje gjithsesi".
Skema
Një nga debatet më të forta që pas ardhjes së Gasperinit në stolin e Interit ka qenë ajo e skemës. Ish-trajneri i Xhenoas e ka nisur me një modul me tre mbrojtës, gjë që nuk duket aq e përshtatshme për një skuadër si Interi, që prapavijën e ka me një mesatare të lartë. Pas humbjes me Palermon dhe kritikave të bëra edhe nga Morati, Gasperini ndryshoi skemë, duke hedhur në fushë 4 mbrojtës, por për ndeshjen e sotme, ai ka ndërmend të vazhdojë me idenë e tij me 3. "Është folur shumë për problemet tona difensive, por sapo ne gjetëm rrjedhshmërinë në mesfushë, skuadra u bë më solide. Skuadra ka ndryshuar fytyrë vetëm në ndeshjen e Champions", shtoi ai. Sfida e sotme do të luhet në një fushë me bar sintetik dhe për Gasperinin ky nuk është një problem i vogël. "Kemi luajtur dhe më parë, do ta provojmë sërish të martën në mëngjes, por nuk është e lehtë të mësohesh për një orë. Novara ka shumë entuziazëm, pasi bën debutimin e saj në shtëpi pas shumë vitesh. Është një skuadër e mirëorganizuar, pasi ka lojtarë që luajnë bashkë prej vitesh", u shpreh Xhan Piero Gasperini.
(d.b/BalkanWeb)