"Mosvotimi ne Kuvend i rekomandimeve per integrimin, bllokimi i radhes i Rames"
Vota kunder e opozites ne Kuvend per projektligjet e integrimit te vendit, do te jete nje bllokim qe selia roze po kerkon te beje. Keshtu u shpreh dje Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pas kthimit te saj nga vizita ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. "Nuk do te doja t'a paragjykoja, por nese kerkohet terheqja e drafteve qe kerkojne 3/5 te votave, qe jane rekomandime te BE-se, mbi te cilet kane punuar deputetet e mazhorances dhe te opozites, atehere ky nuk eshte kurs i ri, por eshte bllokim. Nuk eshte kurs i ri por eshte blof", theksoi Topalli. Sipas saj, opozita ka demtuar vendin dhe integrimin nga bllokimi dhe humbi dy vite, ndaj koha nuk pret me. Ndaj, Topalli theksoi se nese dikush mendon se permes bllokimit, apo kursit te vjeter, apo politikes se vjeter, te humbe edhe nje vit tjeter, kjo do te ishte shume e rende. "Integrimi nuk pranon kurre kushte. Ne nuk vendosim kushte. Aq me teper, kur thote, se ne nuk pranojme "arna". Ligjet nuk jane as arna, dhe as zhele. Per ligjet dhe draft-ligjet duhet pasur me shume respekt. Jane drafte mbi te cilat kane punuar deputetet e opozites dhe te mazhorances. Deputetet e opozites kane bere amendamente mbi keto ligje, kane dhene kontributin mbi keto ligje, deputetet e opozites kane qene edhe relatore mbi keto ligje. Une nuk pranoj kurre, qe t'a cilesoj punen e opozites as arne e as zhele", shtoi kryetarja. Ajo ftoi edhe nje here, kreun socialist, Edi Rama, qe t'a rimendoje serish qendrimin e tij per te mos bllokuar procesin e integrimit.
Qendrimi
"Mazhoranca eshte e hapur dhe mirepret, cdo propozim, eshte e hapur te shqyrtoje cdo propozim qe vjen ne drejtim te konsolidimit te metejshem te standardeve. Urojme qe ato te mos behen me qellim per t'u perdorur per blofin e radhes nga Rama", tha dje Jozefina Topalli.
Qendrimi
"Mazhoranca eshte e hapur dhe mirepret, cdo propozim, eshte e hapur te shqyrtoje cdo propozim qe vjen ne drejtim te konsolidimit te metejshem te standardeve. Urojme qe ato te mos behen me qellim per t'u perdorur per blofin e radhes nga Rama", tha dje Jozefina Topalli.