E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushe Kruje-Lac, nje bilanc lufte cdo vit

Autostrada Fushe-Kruje-Lac, rruga e vdekjes apo rruga e permendoreve te kujton se ne kete segment humbin jeten dhe gjymtohen te pakten 100 persona ne vit.

Por edhe pse ne vend te nje tabele qe lajmeron se kjo eshte nje rruge e rrezikshme, serish te gjithe ecin me nje shpejtesi te madhe dhe jane gjithmone nje burim i perhershem aksidentesh.

Pa mbikalime, pa nenkalime, nje rruge e nisur keq qe ne leter. Nje rruge ku kalimtaret mund te humbin jeten ne cdo moment.
Njerezit qe jetojne ne dy anet e saj jane te detyruar ta kalojne ate mes permes duke rrezikuar jeten. A mjaftojne 100 viktima ne vit qe qeveria te rishikoje projektin ? Banoret mendojne se jo.

Masat shtrenguese te policise kane arritur te minimizojne humbjet ne njerez per vitin 2008, i cili regjistron 30 te vdekur me pak.

Shifra megjithate i ngjan nje bilanci lufte. Gjate vitit 2008 telefoni 129 i policies ne komisariatet Kruje, Lezhe dhe Kurbin qe mbulojne segmentet automobilistike te kesaj rruge ka rene per te lajmeruar nje aksident 102 here dhe ambulanca i eshte drejtuar morgut 41 here dhe spitalit per t'i mbajtur ne jete te aksidentuarit 41 here.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›