Fushë Krujë, aksident automobilistik, plagosen 7 persona, tre rëndë
FUSHË KRUJË- Përplasja e 3 automjeteve ka shkaktuar plagosjen e 7 personave, mes tyre 3 në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në orën 8:00 të mëngjesit në autostradën Fushë Krujë-Milot te kryqezimi i Gramzës, teksa një automjet me targa Tirane 58 83 H që udhëtonte në drejtim të veriut ka tentuar të parakalojë.
Në atë moment nga rruga dytësore ka hyrë në autostradë një furgon pasagjerësh, veprim që ka shkaktuar përplasjen mes 3 mjeteve.
Si pasojë e aksidentit 7 persona janë plagosur, tre prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Këta të fundit janë dërguar për kurim drejt Spitalit Ushtarak.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)