E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tumoret e avancuara trajtim ne banese per 460 te semure

Në prag të ditës botërore të kudesit paliativ ky shërbim apo sic njihet ndryshe shërbimi onkologjik në banese trajton aktualisht 460 të sëmurë në statade tejet të avancuara të semundjes. Pritshmëritë deri në fund të vit thotë drejtori i SOB, Herik Zotaj do të shkojnë deri në 600 persona, të cilët duhët ta marrin ndihmën shëndetësore në banese. Kjo rritje e numrit sqaron Zotaj duhet të shoqërohet, me shtim personeli dhe zgjidhjen e problemeve infrastrukturore. Ai shton se duhen me shumë persona të kualifikuar, automjete për të shkuar deri në fshatrat më të largëta të kryeqytetit, por dhe aparatura.

“Me numrin dhe fluksin e rritur të të sëmurëve  nevojat janë gjithmonë në rritje. Në të njëjtën kohë kjo do të shoqërohet paralelisht me rritjen e infrastrukturës, pse jo dhe të nivelit tekniko- profesional të stafit. Këtij shërbimi aktualisht I mungon një psikolog dhe një punonjës socil. Shërbime të tilla I kanë të domosdoshme këtë personel dhe këto lloj punonjësish”- tha Zotaj.

Duke qënë se ky shërbim është pjesë e sistemit parësor dhe pothuajse vetëadministrohet  Zotaj siguron se cështja e medikamenteve nuk është problem, pasi çdo fillim viti parashikohet buxheti. Ai thotë se mbi 90 përqind e barnava për këta të sëmurë nuk mungojnë.

“Shërbimi parësor në Shqipëri ka një lloj autonomie, administrimi I cili menaxhon lekët që janë për shëndetin e këtyre të sëmurëve. Nuk ka pasur mungesë të urgjencës, barnave dhe të ilaceve për këtë kontigjent pacientësh. Rreth 90% të ilaçeve, urgjencave, pacienti I gjen në banesë”- tha Zotaj.

Shërbimi onkologjik në banesë është e vetmja strukturë publike në vendin tonë, e cila merret me të sëmurët me tumore tejet të avancuar. Po ky shërbim mbulon vetëm qarkun e Tiranës, ndërkohë nëpërr rrethe për këtë kategori të sëmurësh nuk ka asnjë institucion që t’i trajtojë.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›