E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri ne Kashar tre te plagosurit jashte rrezikut

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer fare prane disa depozitave te karburantit  në Kashar buzë superstradës që lidh Tiranën me Durrësin. Si pasoje tre persoana mbeten te plagosur ne shkalle te ndryshme ndersa forca te shumta policie dhe tre reparte te zjarrfikesve mberriten ne vendngjarje. Ambulancat bene te mundur transportimin e te plagosurve per ne Spitalin Ushtarak ndersa sipas mjekeve ata jane jashte rrezikut per jeten.

“Ishin tre rojet të cilët patën përcëllim, as djegie-jo, te duarve, pak  te fytyra dhe tek pjesa e pantallonave. Fatmirësisht përfundoi pa dëmtime edhe të njerëzve të zjarrfikësve”- tha  Bujar Lamce, mjek prane urgjences ne Spitalin Ushtarak.

Fillimisht në vendngjarje u dyshua për shpërthim të depozitave të gazit të lëngshëm dhe lëndëve të tjera djegëse por vatra ndodhej ne magazinat prane te cilat mbajne mallrat e ndryshme ndersa nje cisterne e vogel karburanti u dogj.

“Zjarri kishte rënë në disa magazine ngjitur me rezervat e karburantit. Aty mori flake edhe nje çisternë e vogël karburanti. Gatishmëria e shërbimit zjarrfikës ishte shumë e lartë. U bë I mundur përqëndrimi I të gjitha forcave të Tiranës, Durrësit dhe portit detar që bënë të mundur izolimin e kësaj vatre zjarri. Pas një ore lufte me zjarrin u arrit të shuhet”- tha Dilaver Laci, drejtor i pergjithshem i Zjarrfikesve.

Deri me tani renia e flakeve eshte ende e paqarte ndersa ne vendngjarje eshte ngritur nje grup i posacem pune per zbardhjen e plote te rrethanave te cilat priten te behen te ditura nga policia e kryeqytetit.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›