E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, autoboti me naftë përmbyset në rrugë, vdes shoferi

Foto ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në  afërsi të urës së Gjolës, ku një autobot me naftë është përmbysur në rrugë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Spiro Kumaraku, 64 vjeç, nga Ura Vajgurore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe forcat e zjarrfikësve, të cilët kanë nxjerrë trupin e shoferit të autobotit.

Aksidenti ka shkaktuar bllokimin e rrugës Fushë Krujë Vorë. Dyshohet që aksidenti të ketë ardhur si pasojë e përgjumjes së drejtuesit të mjetit.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›