E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga e Thaçi urojnë presidentin e Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi përmes telegrameve kanë uruar Bujar Nishanin per zgjedhjen si  president i ri i Republikës së Shqipërisë.

Presidentja Jahjaga ka shprehur përkushtimin për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në përparimin dhe mirëqenien e kombit dhe në rrugën e integrimeve euro-atlantike, të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Republika e Kosovës i sheh me dashamirësi të gjitha përparimet e Shqipërisë dhe avancimin e proceseve demokratike, të parlamentarizmit dhe të ndarjes së pushteteve si dhe avancimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, thuhet në telegramin e zonëjs Jahjaga.

Ndërsa, duke iu drejtuar presidentit të zgjedhur, zotit Nishani, kryeministri i Thaçi ka thënë se zgjedhja juaj President i vendit Tuaj, është edhe një e arritur edemokracisë shqiptare dhe shenjë e gatishmërisë së Shqipërisë për të ecur esigurt nga e ardhmja. Shteti shqiptar ka luajtur dhe luan rol të rëndësishëm në rajonin tonë, dhe çdo stabilitet, përparim dhe e arritur demokratike është fitore për qytetarët eShqipërisë, për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, thuhet në telegramin e z Thaçi.

Një ditë më parë, Bujar Nishani u zgjodh me 73 vota pro të mazhorancës president i Republikës së Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›