E Shtunë, 31 Tetor 2026

301 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek

Lende narkotike e sekuestruar / Foto arkiv

301 kg hashash janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në kufirin shqiptaro-grek.

Droga është sekuestruar në vendin e quajtur Agius Pantes në kufi, mes fshatit Janjar dhe Filatit, ndërsa policia ka arrestuar një 24-vjeçar grek dhe ka shpallur në kërkim një shqiptar.

Lënda narkotike e ndarë në 283 pako i është dorëzuar 24-vjeçarit grek nga një shqiptar, i cili më pas është kthyer në territorin tonë.

Lënda ishte e fshehur në një fugon që rezultonte i vjedhur në Athinë. / G.N.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›