E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, ekzekutohet ish-i dënuari për vrasje, policia: Për motive hasmërie

FUSHË KRUJE-Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Fushë Krujës. Mësohet se një 47-vjecar është qëlluar me armë zjarri, teksa po hynte në dyqan. Pas disa orë hetimesh, policia heton mbi pistën se vrasja ka ndodhur për motive hasmërie të vjetra.

Sipas policisë viktima është Lulzim Cera, 47-vjeç nga fshati Nikël, i cili punonte si shpërndarës i bukës në dyqane. Menjëherë pas ngjarjes ka mbërritur dhe policia e cila ka bërë të mundur identifikimin e autorëve, emri i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

Paraprakisht nuk përjashtohet mundësia që vrasja e tij të ketë lidhje me një vrasje që ka kryer vite me parë, për të cilën viktima sapo kishte përfunduar dhe dënimin.
Policia dyshon se vrasja ka ndodhur për hasmëri të vjetra. Vijon puna për kapjen e autorëve të kërkuar. 

(d.b/e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Pukë, konflikt me armë në qendër të fshatit mes dy bashkëfshatarëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›