E Diel, 1 Nëntor 2026

Kerry: Në Siri u përdor gazi helmues sarin

UASHINGTON-Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka deklaruar se pas testeve laboratorike eshte provuar se ne Siri eshte perdorur gazi helmues sarin.

Deklarata e tij eshte dhene gjate nje interviste per TV NBC, te ciles me pas i jane referuar edhe mediat nderkombetare. “U konstatua tek punetoret agjenti kimik sarin”- ka thene ai, duke iu referuar punetoreve te emergjences ne Damask.

Sipas tij, faktet e reja qe dalin ne drite jane arsye me shume per te nderhyre ne Siri.

Nje dite me pare presidenti amerikan, Obama deklaroi se pret vendimin e Kongresit per te nderhyre ushtarakisht ne Siri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›