Fushë Krujë fiton PS-ja, në Krujë PD-ja

Përfundoi të mërkurën procesi i numërimit në Fushë-Krujë, ku ka kryesuar kandidati i partisë Socialiste Gjon Bardhi me 1630 vota, kundër atij të partisë Demokratike Bilal Stafuka.
Ndërkohë, ka përfunduar numërimi i votave edhe në qytetin e Krujës, ku ka kryesuar kandidati i Partisë Demokratike, Shkëlzen Hoxha, me 97 vota, kundrejt Ismail Danit të Partisë Socialiste.