Pogradec, ndërpritet numërimi me 30 minuta, në komunën Proptishtë

Tension dhe incidente të vogla janë krijuar në Pogradec, në KZAZ nr.32, kjo për shkak të rezultatit të ngushtë të krijuar pak minuta më parë.
Mësohet se në këtë njësi është ndërprerë numerimi për 30 minuta, në komunën e Proptishtës, ndërsa në avantazh është kandidati i Partisë Socialiste Fuat Ferro, me një diferencë prej 30 votash, kundrejt rivalit Shaban Sula.
Tashmë pritet që të numërohen dhe fletët, në kutinë e fundit, për të marrë rezultatin përfundimtar.