E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Fuqia e kesaj fuqie ka mbaruar”

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në proncimin e radhës, deklaroi se Partia Demokratike nuk do të grabisë Bashkinë e Tiranës, ndërsa deklaroi se i gjithë ky proces, nuk do të ketë shance të shantazhohet.
 

“Fuqia e kesaj fuqie ka mbaruar. Nuk mund te prekë asgjë. Ne i kemi premtuar qytetarëve se ata kanë detyrë të vijnë e të votojnë, ne kemi detyrë të mbrojmë çdo votë që gjendet në këtë kuti dhe ne do ta bëjmë deri në votën e fundit, me një organizim të përsosur”.
 

Nga selia rozë, kreu socialist kërkoi nga të gjithë që të jenë të duruar, pasi fitorja në Tiranë është në kahun e saj, ndërsa çdo orvajtje për dështim dhe cënim të gjithë reformave, do të jetë në kundështim me ligjin.
 

“Për të cenuar rezultatin fitues, duke u orvatur me cdo formë, për tju afruar kutive të votimit, numëruesve, vëzhguesve pavarësisht se kjo përpjekje është e dukshme, por është në monitorimin tonë” tha me tej Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›