Fushë Krujë, i burgosuri i vë flakën vetes

Tronditet qyteti i Krujës. Një i dënuar i vë flakën vetes në burgun e Zaharisë në qytetin e Krujës. Shtetasi Ilir Halliçi, 43 vjeç ka tentuar të vëtëvritet duke u vetëdjegur me një çakmak në ambjentet e qelisë së tij.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 43-vjeçari nga Gramshi ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata shqiptare, pasi ishte shpallur fajtor për një vrasje të kryer disa vite më parë në shtetin grek.
Gardianët sapo kanë mësuar ngjarjen e rëndë, e kanë transportuar të lënduarin drejt kryeqytetit për një ndërhyrje më të specializuar mjekësore. Mësohet se i dënuari ka marrë plagë të rënda në trup dhe ka pësuar një djegie të shkallës së lartë.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar 43-vjeçarin të tentojë të vrasë veten, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të kësaj ngjarje.