Policia sqaron vrasjen e 28-vjeçarit në Kamzë
Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar shtetasin Kujtim Prenga, 40-vjeç, me detyrë punonjës ushtarak në Repartin e Policisë Ushtarake në Sauk Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse mbrëmë ora 22.00 në Kamzë pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri (armën e punës) shtetasin Mandi Prenga. Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor ku nga këqyrja e vendngjarjes u fiksua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë si dhe u bë sekuestrimi i armës së krimit të pistoletës tip TT, armë e cila iu kap autorit.
Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje u arrestuar edhe shtetasi Kastriot Balla, 34 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka përkrahur autorin e krimit shtetasin Kujtim Prenga duke e fshehur nga ndjekja e policisë. Neni 302 i K.P. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumi të veprës penale të vrasjes”. /Start/
2011-12-31 11:36