Krim në familje, babai godet të birin me sëpatë

Ndonëse jemi në një atmosferë festive krimi vazhdon të jetë prezent në familjet shqiptare. Vetëm pak minuta më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Katund Sukth të qytetit të Durrësit.
Burime nga policia bëjnë me dije se një baba ka plagosur djalin e tij në kokë me sëpatë.
Sipas policisë shtetasi Vlash Gorea ka goditur me sëpatë 28-vjeçarin Artan Gorea.
28-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë kanë qenë konfliktet familjare.