E Diel, 1 Nëntor 2026

Furnizmi me ujë, miratohet marrëveshja e huasë me qeverinë gjermane

TIRANE -Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e programit "Infrastruktura bashkiake II, furnizimi me ujë dhe kanalizimet për qytetet Berat, Fier, Kamzë, Kuçovë, Lushnjë dhe Sarandë".

Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen qeverisë gjermane për mbështetjen dhe financimin e projekteve të zhvillimit të infrastrukturës së ujrave.

Qeveria gjermane, me Bankën gjermane të Zhvillimit, tha Kryeministri Berisha, "është financuese kryesore në këtë vend i të gjithë infrastrukturës së ujërave, por jo vetëm të tyre, pasi ajo është gjithashtu financuese kryesore, së bashku me Cooperacione Italiane, në furnizimin me energji të qytetarëve shqiptarë”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›