E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha takim me homologun e Selanikut: Do rrisim bashkëpunimin mes 2 qyteteve

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha është takuar me kryetarin e Bashkisë së Selanikut Janis Boutaris. Gjatë bisedimeve është rënë dakort për rritjen e bashkëpunimit midis dy qyteteve dhe shkëmbimit të përvojës vecanërisht në sektorë si kultura.

“Në bisedimet që patëm gjatë takimit u fokusuam në bashkëpunimin midis dy bashkive në fusha të tilla, si fusha kulturore ku bashkia e Selenikut ka përvoja të veçanta nga e cila edhe bashkia e Tiranës mund të marrë. Të tilla si festivalet kulinare, festivalet e guzhinës apo një festival i vecantë muzikor që do të zhvillohet këtë vit, botëror. Po kështu folëm për bashkëpunimin në kuadër të 2014, ku Selaniku do të jetë kryeqyteti botëror i rinisë dhe ku bashkia e Tiranës do të ketë edhe ajo prezencën e saj”,- deklaroi Basha.

Kryebashkiaku i Selanikut ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin Sali Berisha. Në takim u rikonfirmua vullneti për të nxitur intensifikimin e investimeve dhe shkëmbimeve ekonomike të ndërsjellta, si një faktor themelor për rritjen ekonomike dhe mirëqënien e qytetarëve.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›