E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Krujë, nxënësit bojkotojnë shkollën, refuzojnë programet mësimore

Fushë-Krujë- Programet kanë kanë bërë që 60 nxënës të shkollës 9-vjeçare numër 1 në qytetin e Fushë-Krujës të braktisin mësimin dhe të ngrihen në protestë për shkak se kundërshtojnë mësimin e italishtes në vend të anglishtes në shkollën e tyre.

Prindërit që janë ngritur në protest bashkë me fëmijët e tyre, kërkojnë që fëmijet e tyre të mesojne gjuhen angleze, si gjuhe te huaj dhe jo italiashten, siç ka vendosur Drejtoria Arsimore.

Por drejtori i Arsimit në rrethin e Krujës Fatmir Goga sqaron prindërit se kurrikulat përcaktohen nga Ministria e Arsimit dhe askush nuk mund t’i ndryshojë ato. Futja e gjuhës italiane është një projekt që do të zbatohet.

“Në bazë të marrëveshjes ndërshtetërore, memorandum dhe projekti ‘Iliria’, 10 për qind e shkollave 9-vjeçare kanë si qëllim të fusin si gjuhë të parë, gjuhën itialane, 30 për qind kanë gjuhën frënge dhe pjesa tjetër, ose anglisht, ose një gjuhë që është vendosur me komunitetin”, u shpreh Goga.

Prinderit kane parajmeruar se nuk do te lejojne qe femijet e tyre te frekuentojne mesimin ne kete shkolle, nese nuk do te futet si gjuhe e huaj edhe gjuha angleze.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›