E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroçerë gjigante në Vlorë

Një kroçerë gjermane 175 metra e gjatë dhe me 800 turistë, përfshirë edhe ekuipazhin e saj, u ankorua dje në kalatën e Portit të Vlorës. Turistët gjermanë kishin qëllim të vizitonin Vlorën dhe disa qytete të tjera në jug të vendit. Është hera e parë që një kroçerë e këtyre përmasave vjen në këtë port. Mësohet se për xhiron nga Hamburgu, Gjermani, e më pas ndalimin nëpër destinacione të ndryshme të Mesdheut, deri në Portin e Vlorës, çdo turist ka paguar 3500 euro.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›