E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë-Krujë, përfshihen nga flakët 2 banesa, nuk ka të lënduar

FUSHE KRUJE – Dy banesa janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Fushë Krujë. Burime nga policia bëjnë të ditur se flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha në banesa, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz.

Mësohet se zjarri ka përfshirë banesat në pronësi të shtetasve Nexhmie Vuka dhe Aleksandër Kaci.

Dy makina zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur lokalizimin e flakëve, të cilat rrezikonin të përhapeshin edhe në godinat e tjera aty pranë.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit, por mësohet se flakët kanë përfshirë fillimisht njërën nga banesat.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›