E Diel, 1 Nëntor 2026

Naço-Zaganjori: Të forcohet pavarësia e pushtetit gjyqësor

TIRANE- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka pritur sot në zyrën e tij Ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço. Sipas njoftimit për mediat, Kryetari Zaganjori dhe Ministri i Drejtësisë Nasip Naço kanë theksuar rëndësinë e forcimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, për një funskionim efikas të gjykatave në kuadër të granatimit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të individit. 

Ministri i Drejtësisë Naço, është informuar në lidhje me numrin e çështjeve të regjistruara në Gjykatën e Lartë dhe ndër të tjera është shprehur se është e nevojshme rritja e numrit të vendimeve unifikuese nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Ministri Naço ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e forcimit të sistemit të përzgjedhjes së çështjeve që kalojnë për gjykim në këtë gjykatë. 

Kryetari Xhezair Zaganjori është shprehur se krahas arritjeve të deritanishme, sistemi gjyqësor ka nevojë për reforma të mëtejshme me qëllim konsolidimin e tij si dhe realizimin e detyrave që I ngarkon Kushtetuta, ligji dhe procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.

Duke i’u drejtuar Ministrit të Drejtësisë, Zaganjori ka theksuar ndër të tjera, nevojën e ndryshimit të ligjit të miratuar së fundmi mbi ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile, me qëllim që këto ndryshime, të jenë të efektive dhe menjëherë të zbatueshme edhe në gjykimin në Gjykatën e Lartë.

Në këtë kuadër, të dy bashkëbiseduesit janë angazhuar të bashkëpunojnë me qëllim garantimin e mirëfunksionimit të sistemit të drejtësisë. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›