E Diel, 1 Nëntor 2026

Shënohen dy aksidente në Tiranë, 5 të plagosur, 2 fëmijë rëndë

TIRANË- 5 persona mes tyre 2 fëmijë kanë mbetur të plagosur mbrëmjes e së mërkurës në Tiranë si rezultat i dy aksidenteve të njëpasnjëshme në kryeqytet.

Aksidenti i parë u shënua në rrugën e vjetër Vorë-Rinas, ku dy automjete u përplasen me njëra-tjetrën. Për pasojë dy fëmijë mbetën të plagosur rëndë dhe u nisën menjëherë në spital. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti, por mësohet së dy fëmijët të mbetur të plagosur, identiteti, i të cilëve ende nuk është mësuar ndodheshin në një prej mjeteve të përplasura. 

Ndërkohë një tjetër aksident është shënuar në hyrje të Kamzës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy kalimtarë dhe drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar këtë aksident. Mësohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe me të cilën ai lëvizte. Kjo ka çuar në humbjen e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, i cili fillimisht ka përplasur dy kalimtarët dhe më pas ka goditur murin e një biznesi privat. Tre të plagosurit, mes tyre dhe drejtuesi i mjetit, mësohet se janë dërguar në spital në gjendje të rëndë. 

Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të dy aksidenteve. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›