Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi në një sallë lojërash fati
FUSHE KRUJE - Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në qendër të qytetit.
Burime të policisë bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00, në një sallë lojërash fati, në qendër të Fushë Krujës.
Fatmirësisht shpërthimi nuk shkaktoi të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të mëdha materiale. Ndërkohë mësohet se lokali ku ka ndodhur shpërthimi është sulmuar edhe 2 herë të tjera.
Ndërkaq policia ka shoqëruar disa persona, për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, si edhe për të zbuluar autorët e saj
(er.nu/news24/BalkanWeb)