E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjen 300 ha me pyje në Kurorën e Lurës, flakët po i afrohen banesave

DIBER - Vatrat e zjarrit në kurorën e Lurës në Dibër vijojnë të jenë aktive që prej ditës së djeshme.

Banorët e zonës thonë se për shkak të erës flakët kanë përparuar shumë në drejtim të banesave, ndërkohë që mësohet se deri tani janë djegur rreth 300 hektarë me pyje.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se për shuarjen e zjarrit janë angazhuar vetë banorët e zonës si dhe forcat e ushtrisë, por ndërhyrja është tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pesë vatra zjarri në Elbasan, digjen dy hektarë me shkurre

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›