Fushë Krujë, shpërthim pranë kazinosë
Një shpërthim eksplozivi ka tronditur Fushë Krujën para mesnatës duke hyrë dita e mërkurë.
Gazetarët e RTV "Ora News" raportojnë se shpërthimi është shënuar pranë një kazinoje që ndodhet në qendër të qytetit.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk janë shënuar persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë.
Ekspertët nisën hetimet, ndërsa janë marrë në pyetje personat e pranishëm pranë vendngjarjes.
Një shpërthim i ngjashëm në të njëjtin vend u regjistrua edhe mesnatën e 23 qershorit.