E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, shpërthim në banesën e kryefinancierit të komunës Shllak

Një shpërthim ka ndodhur rreth mesnatës në banesën e ndihmësinancierit të komunës Shllak, Ndoc Leka.
 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Tre Heronjtë", në periferi të qytetit të Shkodrës ku një sasi lënde plasëse është hedhur në oborrin e shtëpisë së Ndoc Lekës por fatmirësisht pa pasoja në njerëz por vetëm dëme materiale.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat e automjetit të Lekës që ndodhej në oborrin e shtëpisë.
 

Ende nuk dihen autorët dhe motivet e kësaj ngjarje por policia është duke hetuar në dy pista ku njëra ka të bëjë me detyrën, ndërsa pista tjetër për ndonjë konflikt personal që mund të ketë pasur Leka me autorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›