Prokurorja e Pergjithshme raporton ne Komisionin e ligjeve
Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka raportuar një dyfishim të çështjeve të regjistruara kryesisht për vitin 2011 në organin e akuzës, por shifrat janë afër zeros kur bëhet fjalë për zyrtarët e lartë, gjyqtarët apo prokurorët
Shefja e organit të akuzës, deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve se heqja e imunitetit të zyrtarëve është domosdoshmëri.
Prokurorja dha një statistikë që deputetet e konsideruan alarmante, ku asnjë masë displinore e dërguar prej akuzës në gjykatë nuk është pranuar. Dhe ndonëse në këto kushte kjo ishte një e dhënë që zonja Rama nuk e evidentoi gjatë prezantimit të raportit, por doli si përgjigje ndaj pyetjeve të deputetëve.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve i solli në vëmendje kryeprokurores ankesat e vijueshme të ardhura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektoriari i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive apo Drejtori e kundër Pastrimit të parave, Rusmali kërkoi sqarime për atë që ai e cilësoi vdekje në prokurori të kallëzimeve penale të këtyre institucioneve.
Fenomen shqetësues i rrjedhjes së informacionit nga organi i akuzës drejt medias është pranuar dhe nga prokurorja e Republikës. Zonja Rama po ashtu ka deklaruar se është e nevojshmë gjetja e një mekanizimi që sipas saj do të bllokonte ndikimin në dhëniën e drejtësisë të miqësive që krijohet mes gjyqtarëve dhe prokurorëve