E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, trajleri plagos rëndë 20-vjecarin

FUSHE KRUJE- Një aksident i rëndë është shënuar pak para mesdites së sotme në qendër të qytetit të Fushë Krujës. Një i ri 20-vjecar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është përplasur nga trajleri me targa TR 5139 M. I dëmtuari Shkëlqim Laska është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit por për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar për në spitalin Ushtarak të Tiranës nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia në vendgjarje, ka shoqëruar dhe drejtuesin e mjetit. Aksidentet e ndodhura shpesh në qytetin e Fushë Krujës me pasojë dhe humbjen e jetës, vijnë si rezultat i trafikut shpesh të rënduar, i cili është kthyer në një problem shqetësues. Me qindra automjete qarkullojnë në këtë qytet, ndër ta një pjesë e madhe mjete të tonazhit të rëndë. E gjithë kjo situatë e krijuar është kthyer në një rrezik të vazhdueshëm ku të pakta kanë qënë dhe aksidentet.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›