Vidhen 2 laptopë në zyrat e G99-ës në Tiranë

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në zyrat e lëvizjes G99 në Tiranë ku kanë marrë dy Lap Top. Ngjarja ka ndodhur rreth ore 2 e 30 te ditës së premte. Kreu i G99-ës Erion Veliaj në një prononcim për "Ora News" ka deklaruar se janë vjedhur dy laptopë me informacione të vlefshme ndërkohë ajo që vlen për tu theksuar është fakti se grabitësit nuk kanë marrë asgjë tjetër. Sipas tij kjo vjedhje ka ndodhur kur anëtarët e kësaj lëvizjeje kanë qënë në pushimin e drekës dhe sipas tij kanë qënë mjaf të informuar pasi kanë ndjekur me vëmendje lëvizjet nëpër zyra. Gjithashtu Veliaj theksoi se ka pasur kontakt me drejtorin e policisë së Tiranës në lidhje me vjedhjen dhe ai është treguar mjaft i gatshëm për të identifikuar dhe kapjen e autorëve. Megjithatë Veliaj e quan këtë ngjarje të mirë organizuar duke qenë se ajo ka ndodhur në një zonë e cila është e mirë survejuar për shumë arsye një ndër të cilat është edhe fakti se zyrat e G99 ndodhen përballë shtëpisë ku banon kryeministri i vendit Sali Berisha.