Virusi “Kneber Botnet” infekton 75.000 kompjutera
Një lloj i ri i virusit kompjuterik ka infektuar mbi 75.000 kompjutera në mbi 2.500 kompani në mbarë botën, e në mesin e tyre dhe kompjuterët e përdoruesve të faqeve për shoqërim online, ka raportuar kompania “NetWittnes”.
Virusi i njohur si “Kneber Botnet” mbledh informatat e përdoruesve të cilat përdoren për qasje në sisteme financiare, faqet për shoqërim online dhe e-mail e ato i dërgon prapa tek hakerët.
“Botnet” në fakt është ushtri e kompjuterëve të infektuar të cilën hakeri e kontrollon me anë të një kompjuteri qendror.
Kompania e sigurisë “NetWittnes” ka njoftuar se virusi është regjistruar në muajin janar gjatë një kontrolli rutinor të softuerit.
“Mbrojtja e rëndomtë prej viruseve nuk është e mjaftueshme për mbrojtje nga virusi 'Kneber'”, ka deklaruar Amit Yoran, drejtor ekzekutiv i kompanisë “NetWittnes”.
(e.n/telegrafi/BalkanWeb)