Fushë-Krujë, tritol urës pranë fshatit Zallë, 5 të ndaluar

Pas shpërthimit të ndodhur ditën e djeshme në Fushë-Krujë, janë ndalur nga policia e qarkut të Durrësit, pesë persona. Të ndaluarit janë shtetasit Bashkim Zalla, Edvin Zalla, Afrim Xhixha, Xhahir Vollku. Keta shtetas, akuzohen për shkatërrim prone me eksploziv.
Ngjarja ka ndodhur në datën 10, në orën 02.00 të mëngjesit, ku një sasi ekspozivi është vendosur në urën pranë fshatit Zallë në Fushë-Krujë.
Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht ura duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve, pasi kjo urë lidh qytetin e Fushë-Krujës me fshatin Zallë dhe fabrikën e çimentos.