Vuante nga depresioni, hidhet nga kati i nëntë 26-vjeçari

Hidhet nga kati i 9-të i banesës së tij në afësi të “Zogut të Zi” në Tiranë një 26 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës, ku Enton Brahimaj me origjinë nga Vlora, sipas policisë është hedhur nga dritarja e dhomës së tij nga një pallat 9 katësh. Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve të cilët kanë që në afërsi të pallatit.
Ndërkohë që uniformat blu dhe policia ka nisur të hetojë edhe shkaqet që çuan të riun të kryejë vetëhedhjen. Nga verifikimet e para dhe nga marrja e dëshmisë së vëllait të tij me të cilin jetonte, dyshohet se shkak ka qenë gjëndja jo e mië mendore dhe stresi i shkaktuar kohët e fundit.
Këto kanë sjellë një gjëndje depresioni të 26 vjeçarit, i cili mesditën e së shtunës është hedhur nga kati i 9-të duke gjetur vdekjen e mënjëhershme. Enton Brahimaj, jetonte së bashku me vëllain pasi prindrit ishin larguar prej disa kohësh jashtë kufijëve të Shqipërisë në Amerikë. Pasi është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes, trupi i pa jetë i 26-vjeçarit është dërguar për në morgun e Tiranës ku do të bëhet edhe autopsia për të vërtetuar shkaqet e vdekjes.