"Nostalgji për Tiranën", ekspozitë pikture në Kuvend
.jpg)
Tirana e vitit 2011, me sa duket është kthyer për piktorin Serxh Petrela në nostalgji për traditën, kostumeve, shtëpive, traditat etj.
"Nostalgji për Tiranën", kështu e ka titulluar ekspozitën e tij të piktures , në fundjavën e artit në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndërsa ka shijuar pikturat e ekspozura, kryetarja e Kuvendit tha se në këto punime artistike, evidentohet një sistem vlerash të jashtëzakonshme dhe që e lidh me dashurinë për familjen, dashuria për qytetin ku është lindur piktori dhe të gjithë paraardhësit e tij kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.
Punimet e piktorit Serxch Petreta janë të ekspozuara si në Europë, por edhe në Britani e SHBA, të cilat formalizojnë një cikël të jashtëzakonshëm peisazhesh, natyrë e qetë të përshkruara thellësisht nga nostalgjia për qytetin e tij.
Ndërsa ekspozimin e punës së tij në ambjentet e kuvendit, vetë piktori e cilësoi se një pikë kulminante në jetën e tij artistike.
I pranishëm në ekspozitë, kryetari i shoqatës "Tirana", Arben Tafaj vlerësoi iniciativën e Kryetares së Kuvendit për çeljen e kësaj ekspozite.