Fushe-Kruje vershimi i lumit Mat rrezikon shembjen e argjinatures
Lumi Mat ka dale nga shtrati dhe ka permbytur qindra hektare toke ne fshatin Gurrez te Kurbinit. Po keshtu ne fshatrat Derven Larush dhe ne Bilaj shume shtepi jane rrethuar nga uji pasi jane bllokuar kanalizimet. Nderkohe qe forcat e ushtrise kane izoluar carjen qe ka pesuar argjinatura prane hidrovorit te fshatit Adriatik. Kryetari i komunes se Fushe-Kuqes Dede Keraj ka theksuar se shembja e kesaj argjinature do te sillte permbytjen e nje mije banesave dhe do te shkaterronte plotesisht hidrovorin. Banoret e Fushe-Krujes jane duke kaluar nje dite te tensionuar pasi sipas pushtetit vendor pritet qe niveli i liqenit te Bacunit te kaloje piken kritike cka do te sillte hapjen e portave. Ne lagjen Bakushe Visha te Fushe-Krujes jane permbytur rreth 600 shtepi nje pjese jane bere te pabanueshme. Hekurudha qe lidh Voren me fabriken e cimentos ka dale jashte funksionit per shkak te carjeve qe ka pesuar ne trase. Gjendja eshte e rende edhe ne fshatrat jashte Krujes. Dy shtepi ne fshatin Noaj te Krujes jane shembur per shkak te rreshqitjeve te dherave. Lumi Mat ka dale nga shtrati dhe ka permbytur qindra hektare toke ne fshatin Gurrez te Kurbinit. Po keshtu ne fshatrat Derven Larush dhe ne Bilaj shume shtepi jane rrethuar nga uji pasi jane bllokuar kanalizimet. Mbremjen e se premtes si pasoje e permbytjeve autostrada Fushe-Kruje ndash Lezhe u bllokua per disa ore rresht e si pasoje jane krijuar radhe te gjata automjetesh nga te dy krahet e rruges.