E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Shkoder Evakuim per shpetimin e jeteve njerezore

Qeveria numra telefoni per qytetaret ne nevoje. Berisha Grate dhe femijet ne konvaleshencen e ushtrise dhe MB-se

Kryeministri Sali Berisha ishte serish dje ne Shkoder nga ku i kerkoi Shtabit te Pergjithshem te Emergjencave Civile qe te percaktoje si detyre paresore evakuimin e banoreve strehimin e tyre dhe furnizimin me uje te pijshem ushqime dhe gjithcka tjeter te nevojshme per perballimin e kesaj situate. Pas inspektimit te argjinatures se Torovices dhe ndaleses ne Drejtorine e Pergjithshme te Rezervave te Shtetit ne Gjader Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me Shtabin Qendror te Emergjences Civile i vendosur ne godinen e Prefektures ne Shkoder ku u analizua situata me e fundit ne zonat e permbytura. Berisha vleresoi se ne kete situate te jashtezakonshme qytetaret e Shkodres dhe komunave te saj autoritetet vendore forcat e armatosura policia nen drejtimin e shtabit qendror te emergjences te kryesuar nga zevendeskryeministri Meta kane bere gjate ketyre 24 oreve te fundit perpjekje te jashtezakonshme per tu perballur me eficence me kete situate e cila per shkaqe natyrore vjen ne rendim. Ai permendi se moti i madh qe ka perfshire mbare Evropen ku deri mbreme numeroheshin mbi 62 viktima ne rajonin tone eshte i shprehur me permbytje te medha ne Serbi Bosnje-Hercegovine Shqiperi Malin e Zi dhe pjeserisht ne Kroaci. Sipas tij operacionet e shpetimit kane qene plotesisht te suksesshme.Po punohet me intensitet ne te gjitha frontet. Jane shperndare mijera pako ndihma. Jane evakuuar gjer tani rreth 4 mije familje apo 12 mije persona te regjistruar. Po merren masa per te garantuar sherbimin shendetesor. Dua te falenderoj mediat per angazhimin e tyre ne te kater anet e kesaj zone ne fatkeqesi natyrore. Shtabi eshte i vendosur qe me te gjithe potencialin e tij te qendroje mbrapa cdo qytetari por ne kete rast rendesi te jashtezakonshme ka komunikimi. Ndaj zoti zevendeskryeminister duhet te bejme disponibel nje seri me te madhe numrash telefoni ku qytetaret ne nevoje mediat dhe cilido tjeter te beje thirrjen per ndihmen qe i nevojitet. Sado te perpiqemi eshte absolutisht jashte cdo mundesie reale qe te imagjinohet per situaten e cdo qytetari ne kete zone qe ka nje gjeresi te madhe permbytjeje - deklaroi z. Berisha. Kryeministri kerkoi qe te organizohet nje sistem taksie per aq sa mund te funksionoje me makinat e ushtrise te cilat nuk mund te jene kurre eficente sa do te ishin autobuset por prapeseprape ato te funksionojne ne zonat e permbytura te qytetit per tiu pergjigjur disa nevojave me minimale te qytetareve kur ata te kene nevoje te levizin per nje problem apo tjeter. Sipas kryeministrit eshte e domosdoshme qe Rezerva e Shtetit te hape nje qender perpunimi brenda qytetit te Shkodres. Une e kuptoj se kjo nuk eshte komode per ta pasi ne Gjader jane ne kushte te me favorshme pune por autoritetet vendore insistojne re kjo u volit me shume dhe mendoj se kane te drejte. Ndaj Rezervat e Shtetit duhet urgjentisht te kene qendren e percaktuar per qytetin dhe dy komunat ngjitur Guri i Zi dhe Ana e Malit qe depot ushqimore e gjithcka tjeter qe u duhet te jene gjithnje e me afer - theksoi Kryeministri. Z. Berisha i ka propozuar Shtabit te Emergjences Civile qe nje pjese e qytetareve vecanerisht femije gra familjet me disa femije te mund te transportohen ne konvaleshencen e ushtrise dhe Ministrise se Brendshme. Ai garantoi banoret se ne rast se bien dakord se pervec hotelerise ushqimit edhe kopsht e shkolle per femijet do te kene dhe sherbim shendetesor 24 ore. Ne kemi kapacitete ne Shkoder ndaj nuk eshte mungesa e kapaciteteve strehuese qe te hapemi ne kete drejtim por jane kushtet e mira ne keto konvaleshenca dhe per te lehtesuar barren e autoriteteve vendore qe nje pjese e tyre mbi baza te studiuara mund te strehohen ne konvaleshencen e ushtrise dhe Ministrise se Brendshme ne Durres. Treni funksionon mire. Eumlshte e domosdoshme qe te perparesohet transporti me tren qofte tu jepet perparesi firmave private te cilat duan te sjellin mallrat ne Shkoder. Duhet te bejme nje kujdes te vecante per linjen hekurudhore pasi rruga automobilistike me ngushtimin qe krijon nuk eshte shume inkurajuese per transporte intensive sic e ka pasur qyteti. Ndaj ne duhet te bejme cdo gje qe kjo te mund te kompensohet edhe me nje funksionim shume te mire te linjes hekurudhore dhe tregtaret e qytetaret ta dine qe per cdo rast mund ti drejtohen kesaj linje.

Gjader Berisha ne Drejtorine e Rezervave te Shtetit

Kryeministri Sali Berisha u ndal dje edhe ne Drejtorine e Pergjithshme te Rezervave te Shtetit ne Gjader. Kryeministri u njoh nga drejtori Hysen Arapi me furnizimin me ushqime uje dhe cdo gje qe nevojitet ne kete situate i cili informoi se jane me te avancuar me rezervat ushqimore sesa eshte kerkesa. Ju falenderoj per punen shume te rendesishme qe beni. Te jeni sa me energjike dhe aktive ne menyre qe te lehtesojme dhimbjet qe krijon kjo situate. Duhet te bejme cdo gje per ta lehtesuar kete situate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›