E Diel, 1 Nëntor 2026

Torovice Berisha Ndihme me ushqime per banoret

Pas perkeqesimit te situates ne argjinaturen e Torovices Kryeministri Sali Berisha mberriti dje ne kete zone nga urdheroi evakuimin e banoreve per te shmangur humbjen e jetes se njerezve si dhe strehimin e tyre ne hotelet e Shengjinit. Kryeministri Berisha inspektoi dje zonat e permbytura ne qarkun e Shkodres. Fillimisht Kryeministri u ndal ne Torovice Lezhe ku u informua nga prefekti Pal Dajci lidhur me situaten e krijuar gjate oreve te fundit ne kete zone vecanerisht per gjendjen e argjinatures mbrojtese te Torovices qe mbron gjithe kete zone.

Pasi u njoh me situaten Kryeministri tha se kjo eshte nje nga zonat me delikate dhe me te rrezikshme pasi pak centimetra ndajne pjesen me te larte te diges nga uji qe ka nje thellesi prej 67 metrash dhe qe mund te vershoje drejt Torovices dhe me tutje.

Kryeministri falenderoi per punen dhe perkushtim e jashtezakonshem forcat e ushtrise autoritetet vendore kompanite private qe gjate gjithe 24 oreve po bejne nje pune te madhe dhe te veshtire per lartesimin e diges me te cilet Kryeministri ka mbajtur kontakt te vazhdueshem deri ne oret e vona te nates.

Shtabi prefekti Pal Dajci ministrat autoritetet vendore ushtria dhe kompani privat kane 24 ore qe po bejne cdo gje per te lartesuar digen. Jane hedhur deri me tani mijera meter kub cakull dhera dhe ne zona te caktuara ne qofte se ajo nuk do te ishte lartesuar derdhja ne Torovice do te kishte filluar me kohe. Po punohet me te gjitha kapacitetet per nje lartesim sa me te madh te mundshem te kesaj dige jetike per mbrojtjen e Lezhes por edhe me shume se Lezhes pasi sic e shihni ne anen e Shkodres fusha eshte shume e perhapur ndersa ketu eshte nje gryke e ngushte e cila do te krijonte problemet me te medha te mundshme. Detyrimisht te fillojme shpernguljen e banoreve ne Shengjin dhe te mbetet vetem nga nje njeri ne shtepi te vendoset nje sistem alarmi dhe zona duhet te zbrazet. Ne po bejme dhe do te bejme cdo gje per ta permbajtur dhe qe uji te mos kaloje mbi argjinature por nga ana tjeter forca natyrore eshte force natyrore dhe jo ne cdo rast ajo eshte e dominueshme - u shpreh Kryeministri. Kryeministri u takua edhe me banoret e Torovices te cileve u perseriti thirrje per evakuim si nje domosdoshmeri. Po behet gjithcka por motin nuk e kemi ne anen tone dhe nuk mund te themi sesa do te vazhdoje. Ndaj qendroni nga nje per shtepi dhe te tjeret autoritetet e shtabit qendror do ti strehojne shume mire ne Shengjin. Do te hapim kapacitete strehuese por mire eshte qe te mos qendroni me femije dhe te moshuarit. Ne cdo rrethane ne kete permbytje te madhe e para qe ka rendesi eshte jeta e njeriut. Ne do te bejme cdo gje qe te mos humbasim asnje jete njeriu - u shpreh Kryeministri ne thirrjen e tij drejtuar banoreve per evakuim.

Berisha ne Fier Te monitorohet situata per cdo moment

Kryeministri Berisha zhvilloi pasditen e djeshme nje mbledhje me Shtabit te Emergjences Civile ne qarkun e Fierit i vendosur ne prefekturen e qytetit te Fierit ku u analizua situata ne keto zona dhe u diskutua per masat qe jane marre me qellim parandalimin apo minimizimin e demeve ne rast te ndonje situate emergjente qe mund te shkaktohet si pasoje e prurjeve te lumenjve. I pranishem ne kete mbledhje ishte edhe Prefekti i Vlores i cili e njohu Kryeministrin me situaten dhe masat e marra ne kete qark. Kryeministri Berisha vleresoi mobilizimin dhe planet e bera per perballimin e situates ne rast emergjence pasi ndash u shpreh ai - duhet te jemi te pergatitur per cdo situate. Me tej Kryeministri theksoi se eshte jashtezakonisht e rendesishme qe situata te monitorohet sepse prurjet jane rritur dhe po shkojne drejt nivelit kritik. Dy jane zonat kryesore te emergjencave ujore e para Shkodra dhe e dyta Vjosa nga Ura e Mifolit e poshte. Monitorimi eshte jashtezakonisht i rendesishem sepse prurjet jane rritur dhe sic e dini prurjet po shkojne drejt nivelit kritik theksoi kryeministri. Natyrisht ne duhet te jemi shume te vemendshem dhe te perpiqemi qe te parandalojme aty ku mundemi te zvogelojme cdo lloj pasoje ne cdo qoshe te vendit u shpreh matej kryeministri duke kerkuar qe situata te mbahet nen kontroll pasi vershimet e papritura mund te sjellin probleme. Dje ne dreke per 3-4 ore ka pasur nje vershim te paimagjinueshem ne Mat dhe jane permbytur shtepi fshatra jane zhdukur ura te tera ka thene kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›