E Diel, 1 Nëntor 2026

Etrit Berisha shënon golin e fitores për Kalmarin, firmos me Lacion

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka shënuar sërish për ekipin e tij, Kalmarin. Edhe pse ai është portieri, gjuajtjet e penalltive te kjo skuadër i merr përsipër ai. Në tre 11-metërshat që i janë akorduar Kalmarit për këtë sezon, të tre janë realizuar nga portieri shqiptar, që sot do të mbërrijë në Durrës, për t’u grumbulluar për dy sfidat e radhës, kundër Sllovenisë dhe Islandës. E veçanta e golit të djeshëm është se ka qenë i vetmi i takimit, duke i dhënë tri pikë me vlerë Kalmarit, që lufton për të paktën një vend në Ligën e Europës.
Ndërkohë, pas ndeshjes mësohet se Etrit Berisha ka përshëndetur tifozët e Kalmarit, duke u dhënë edhe lajmit e trishtë të largimit për te Lacio. Sot ai, përpara se të grumbullohet për në Durrës me ekipin kombëtar, nuk është çudi të ndalet në Romë për të firmosur kontratën e re me klubin lacial.
Janë aktivizuar edhe disa legjionarë të tjerë. Kështu, Kaçe ka luajtur i plotë në fitoren 4-1 të PAOK-ut, edhe pse ka marrë një karton të verdhë, ashtu si Lenjani me St.Gallen, që ka mundur Hykën po 4-1. Jahmir Hyka ka shënuar golin e vetëm.
(Eduard.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›