E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Mamurras, burri vretgruan, nënë e dy fëmijëve

Të tjera rreth shkrimit Tiranë, vret ish-gruan për xhelozi Tiranë, efektivi i policisë vret gruan dhe veten FUSHE MAMURRAS - Valbona, 28 vjeçe është viktima e radhës e dhunës së bashkëshortëve.

Policia njofton se e reja është vrarë me mjete të forta nga bashkëshorti i saj brenda në banesë, paraditen e sotme.

Autori Marian Zef Lleshi, 42 vjeç është arrestuar ndërsa krimi raportohet të ketë ndodhur për motive xhelozie. Viktima ishte nënë e dy fëmijëve.

Dy ditë më parë, një tjetër Valbona u vra me thikë nga ish bashkëshorti i saj me të cilin kishin pasur një martesë 24 vjeçare dhe ishin divorcuar prej dy vitesh. Vrasja ndodhi më 13 korrik në rrugën "Tefta Tashko" në Tiranë

Redaksia online
(sg.shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›