E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurtimet në Greqi, filloi një grevash e protestash

Një javë reagimesh intensive dhe grevash fillon që sot, në prag të votimit nga parlamenti të masave të reja. 

Grevat do të kulmojnë të martën me grevën 24 orëshe të shpallur nga dy sindikatat më të mëdha në vend, GSEE dhe ADEDY dhe tubimin e protestës në qendër të Athinës.

Nga e hëna deri të mërkurën mbyllur do të jenë bashkitë e vendit, pas vendimit të unionit të bashkive dhe komunave, në shenjë proteste për heqjen e rojave shkollore dhe shkrirjes së policisë bashkiake. 

Në grevë kanë vendosur të jenë edhe punonjësit komunalë të cilët nuk do të mbledhin mbeturinat, ndërkohë që disa kryebashkiakë kanë dhënë dorëheqjen në shenjë kundërshtimi për shkurtimet e vendeve të punës në administraten lokale.

Të martën e të mërkurën, lëvizjeve të protestave iu bashkohen edhe mjekët e punonjësit e tjerë të spitaleve shtetërore, që kanë paralajmëruar grevë 24 orëshe.
Probleme do të kenë qytetarët edhe për lëvizjen me trenat e ndërmarrjes së hekurudhave (OSE) që gjithashtu marrin pjesë në grevën 24 orëshe, të martën. Problemet fillojnë me anullimin e disa linjave që nga dita e hënë, ndërkohë që të martën, nuk do të funksionojë linja e metrosë nga stacioni Dukisis Plakentias deri në Aeroport.

Gjithcka i paraprin ditës së mërkurë kur parlamenti do të votojë nen për nen projektligjin e ministrisë së Ekonomisë dhe Reformimit të administratës publike, si një pjesë e reformave që I kërkohen qeverisë greke nga huadhënësit, në këmbim të ndihmës ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›