E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë-Mamurras, masakroi gruan për xhelozi, arrest me burg për Marjan Lleshin

KURBIN - Gjykata e Kurbinit vendosi masën “burg pa afat” për 44-vjeçarin Marjan Lleshi, i cili vrau bashkëshorten e tij, 2 ditë më parë në Fushë Mamurras. Ashtu sikundër u shpreh gjatë marrjes në pyetje nga policia, edhe në gjykatë Lleshi ka shfaqur shenja të çrregullimeve mendore, duke deklaruar se nuk mbante mend asgjë.

Marjan Lleshi rrahu për vdekje bashkëshorten e tij, paraditen e së hënës. Valbona Lleshi është goditur me shkop nga i shoqi, por ka marrë dhe një goditje të vetme vdekjeprurëse me thikë.

Të afërm të vrasësit Marjan Lleshi janë shprehur se ai vuante prej kohësh nga depresioni, dhe kjo kishte ardhur edhe si pasojë e kushteve të këqija ekonomike në familje. Marjani së bashku me Valbonën jetonin, bashkë me dy fëmijet e tyre prej, më shumë se 15 vitesh në Fushë-Mamurras, ndërsa më parë jetonin në fshatin Bushkash të Burrelit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›