Krimi, Hysi: Duhet një Kod i ri PenalLuarasi: Të rritet ndihma për gratë
Të tjera rreth shkrimit Gramo: Shkak faktorët social-ekonomik
TIRANE- Ndonëse Kodi Penal ka pësuar një sërë ndryshimesh më të fundit, këto të bëra vetëm pak muaj më parë në Parlament, nuk kanë sjellë uljen e numrit të krimeve, përkundrazi vetëm në një javë 3 femra kanë mbetur viktima.
Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, njëherësh anëtare e Komisionit të Ligjeve e cila ka punuar për ndryshimet në Kod, është shprehur se do të ishte e nevojshme për një Kod të ri Penal pasi sipas saj amendimet e herë pas hershme kanë krijuar zhballancim te masave te dënimit.
Ndërsa ka berë apel instiucioneve që në këtë fazë tranzicioni të ushtrojnë detyrën e tyre, Hysi ka shtuar se Partia Socialiste do të ndërmarrë masa parandaluese, të cilat janë mjaft të rëndësishme për uljen e kriminalitetit.
Drejtoresha e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, Iris Luarasi, tha se në 6 muajt e fundit kanë mbërritur rreth 800 telefonata që denoncojnë dhunën në familje.
Sipas Luarasit, shteti jo vetëm duhet t’i ndjekë hap pas hapi këto çështje, por duhet të japë mbështetje më të madhe social-ekonomike.
Po kështu, Luarasi ka bërë apel që mediat të mos fshehin rastet e dhunës dhe krimit, por t’i publikojnë ato, pasi vetëm kështu do të mund të sensibilizohet popullata dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e këtyre krimeve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)