Durrës, policia sekuestron 2 arsenale armësh, të destinuar për tu trafikuar
DURRËS- Policia e Durrësit ka sekuestruar ditën e sotme dy arsenale të mëdha armësh. Nga hetimet paraprake dyshohet se armët ishin të destinuar për tu trafikuar. Ndërkohë që policia ka arrestuar një 28-vjecar në fshatin Shkallnuar si dhe ka ndaluar pjesëtarët e një familje në fshatin Hamallaj të Durrësit.
Si rezultat i operacionit të parë policia arrestoi shtetasin Afrim Hoxha, 28-vjeç në banesën e tij në fshatin Shkallnuar të Durrësit. Mësohet se gjatë arrestimit, Hoxha ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë duke mbajtur në duar dy granata, si dhe duke kërcënuar se do t’i shpërthente ato.
Është dashur disa minuta negociata me 28-vjeçarin, i cili më pas është neutralizuar nga uniformat blu. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan, një mitraloz, një kallashnikov, një sasi e konsiderueshme tritoli si dhe disa arka fishekësh.
Ndërkohë, që në operacionin e dytë arsenali i armëve u kap në një banesë në Hamallaj. Armët janë gjetur në banesën dhe automjetin e familjes Qyra. Policia ka ndaluar gjithë pjesëtarët e familjes.
Aksionet e policisë janë realizuar, pas një informacioni të marrë në rrugë operative, ndërsa kanë qenë edhe efektivë të Policisë së Tiranës që kanë marrë pjesë në këtë operacion.
(e.m/BalkanWeb)