E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fustanet e gjata, kërkesat e maturanteve

Shumë punë, bashkëpunime, e koleksione të reja. Kreatorja, Dona Matoshi tregon angazhimet e shumta në punën e saj si kreatore e sidomos tani që po afrohet vera dhe planet sa vijnë e shtohen. Angazhimet janë të lodhshme në disa raste por sipas saj, është mirë kur të tjerët besojnë në punën që bëni.

“Natyrisht është diçka e veçantë kur të tjerët ta besojnë dukjen e tyre. Duke marrë parasysh këtë, unë gjithmonë mundohem të bëjë më të mirën për dashamirët e punës dhe kreacioneve të mija sepse kur dukesh bukur, edhe ndihesh mirë”, thotë kreatorja Matoshi për Indeksonline.

Meqë këto ditë po mbahen mbrëmjet e semimaturës dhe maturës, Matoshi thotë se interesimi për të blerë fustanet që ajo i punon është vërtetë i madh.

“Ka shumë të interesuar. Kemi pasur maturante që kanë ardhur edhe nga Maqedonia për të blerë ose qepur fustane”.

Sa i përket trendeve, kreatorja thotë se në modë janë kryesisht fustanet me gjatë dhe ngjyrat e ndezura. Matoshi tash e disa vite bashkëpunon edhe me shumë fytyra të njohura nga skena e muzikës shqiptare.

Kaltrina Selimi, Soni Malaj, Flaka Krelani e Ryva Kajtazi janë disa nga këngëtaret që i’a kanë besuar dukjen kreatores Matoshi. Krahas maturës, ajo thotë se ka qenë e angazhuar shumë ne punimin e koleksionit pranverë-verë 2013:

“Këto ditë do të realizojmë një fotosesion me koleksionin pranverë –verë 2013. Jam duke i përgatitur edhe disa kostume për dy klipe që do të publikohen së shpejti, të Kaltrina Selimit dhe Ryva Kajtazit”.

Sa i perkat organizimit të ndonjë sfilite personale, Matoshi thotë sepër momentin nuk e ka në plan një gjë të tillë por, kjo do të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm./M.K./Indeksonlline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›