George Michael do të mund të vdiste

Fatkeqësitë po e përcjellin hap pas hapi këngëtarin, George Michael. Së fundmi, ai u përfshi në një aksident pothuajse fatal me makinën e tij.
Këngëtari ndihet me fat se nuk ka humbur jetën gjatë këtij aksidenti për shkak që ishte në rrezik të madh.
Pas aksidentit, këngëtari britanik u dërgua me urgjencë në spital pas disa lëndimeve në kokë.
Katherine Fox ishte prapa këngëtarit duke vozitur dhe ajo pa momentin kur George doli jashtë derës së veturës.
'Ishte me fat që nuk vdiq' i tha ajo të përditshmes ‘The Sun’./Indeksonline